Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Presidentit Meta për përjashtimin e gjyqtareve të kësaj gjykatë nga vendimmarrja për shkarkimin apo jot ë Kreut të Shtetit.
Kreu i shtetit kërkoi dorëheqjen e trupës gjykuese, por pas tërheqjes për vendim, Gjykata konstatoi se asnjë gjyqtar nuk dorëzoi dorëheqjen.
Advertisement
Kushtetuesja tha se janë rrëzuar pretendimet për gjyqtaren Vitore Tusha rrëzohen, sikurse edhe për gjyqtaren Fiona Papajorgji ndaj së cilës Meta kishte kërkuar nisjen e një procesi disiplinor pak ditë më parë.
Këto pretendime sipas Kushtetueses nuk përbëjnë shkak për përjashtimin e gjyqtarëve nga trupa që po vlerëson legjitimitetin e shkarkimit të Metës nga Parlamenti në muajin shtator të vitit të kaluar.
Advertisement