Gjykata Kushtetuese, përmes një deklarate për shtyp, i ka rikujtuar të gjithë palëve se vendimet e saj janë detyruese dhe duhet të zbatohen.

 

“Çdo lloj vendimmarrje e kësaj gjykate, qoftë njëzëri ose me shumicë të votave, është dëshmi e një procesi mendimesh e qëndrimesh të gjyqtarëve kushtetues, sipas bindjes së brendshme të bazuar në kushtetutë, integritetit dhe paanësisë së gjyqtarit kushtetues ndaj çdo ndikimi të mundshëm të faktorëve të tjerë.” – thuhet ne deklarate.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky qëndrim vjen në kohën kur kushtetuesja ka në duar shumë çështje, mes të cilave të paktën 3 janë me ndikim në jetën politike: përplasja rama-meta për dekretimin e ministrave, zgjedhjet e 30 qershorit dhe shembja e teatrit kombëtar.