Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i komunikoi në mëngjesin e së shtunës masën e sigurisë “arrest në burg” ish-shefit të stacionit policor në Dhërmi, Sokol Bode.
Ai u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në Berat.
Advertisement
Sokol Bode u njoh nga gjykata edhe me dënimin prej 12 vitesh të dhënë në mungesë ndaj tij në muajin prill të këtij viti nga shkalla e parë si i lidhur me grupin e Habilajve, te denuarf per trafik nderkombetar narkotikesh.
Ish-drejtuesi i policise në Dhermi u dënua për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Advertisement