Këtë të premte, Gjykata e Tiranës ka regjistruar ndryshimet statutore gjatë Kuvendit Kombëtar të thirrur nga kryetari i PD Lulzim Basha, më 17 korrik 2021.
Në Kuvendin i 17 korrikut, u miratuan të gjitha propozimet e Lulzim Bashës dhe solli 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Basha krijoi edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.
Advertisement
Ndryshimet e Kuvendit të Bashës kishin të bënin kryesish me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.