Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e bërë nga avokatët e ish kryeministrit Sali Berishës për përpjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga seanca ku shqyrtohet kërkesa për shuarjen e masës “detyrim paraqitje”.

 

Mësohet se seanca po vijon me Irena Gjokën e cila do të shqyrtojë kërkesën e Berishës për shuarjen e masës ndaj tij të marrë nga GJKKO.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga ana tjetër, gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene mëson se ka nisur seanca për dhëndrin e ish kryeministrit  Jamarber Malltezi. Ky i fundit, i cili u arrestua në Rinas pak kohë më parë, ndodhet ende në qeli për aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”.