Gjykata e Lartë shpall kandidatët për dy vendet e lira në Këshillin e Lartë Gjyqësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata e Lartë shpall kandidatët për dy vendet e lira në Këshillin e Lartë Gjyqësor

Gjykata e Larte shpalli kandidaturat per zgjedhje e dy anetareve te Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kandidaturat jane 2 (dy) gjyqtarë nga rradhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe 1 gjyqtar nga radhët e gjyqtarëve gjykatave të apelit, konkretisht:

– Emona Muçi – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Irida Kacerja – Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Advertisement

– Alma Kodraliu – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

– Gentiana Muçaj – Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

– Markelian Koça – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Prej këtyre, 6 (gjashtë) anëtarë të Këshillit janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, nga të cilët; 1 anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 anëtarë nga Gjykata e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Gjykatat e Shkallës së Parë.Në vijim, bazuar në nenin 13 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë do të thërrasë Mbledhjen e Përgjithshme të gjyqtarëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor., thuhet ne njoftimin e Gjykates se Larte.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy