Gjykata e Lartë refuzon lirimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata e Lartë refuzon lirimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe

Gjykata e Lartë ka refuzuar lirimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe.

 

Tre gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni rrëzuan rekursin e Fatos Tushes.  Gjykata vendosi mospranimin e rekurseve të paraqitura nga personat nën hetim Fatos Tushe, Flamur Peqini, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Bujar Murati kundër vendimit nr.24, datë 28.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Advertisement

Kujtojmë se më 28 korrik të vitit të kaluar, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për ish-kreun e Bashkisë së Lushnjes.

 

Më herët Tushe ka kërkuar disa herë lirinë edhe nga GJKKO, me pretendimin se ka probleme shëndetësore, megjithatë kërkesat e tij të njëpasnjëshme u refuzuan. Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik, me 10 ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy