Gjykata e Lartë me 8 anëtarë/ Kim: Hap i rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykata e Lartë me 8 anëtarë/ Kim: Hap i rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka përshëndetur dekretimin e gjyqtarit Artur Kalaja si anëtar i tetë i Gjykatës së Lartë.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, diplomatja amerikane e cilësoi një hap të rëndësishëm për ecurinë e reformës në drejtësi.

 

Advertisement

Më tej, ajo nënvizoi se së shpejti do të emërohet dhe gjyqtari i nëntë i Gjykatës së Lartë, duke plotësuar kështu institucionin me 9 anëtarë.

 

“Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në High Ct, me të 9-in që do të vijë së shpejti. Sapo të emërohet i 10-ti, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetues. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy