Gjovalin Prendi, objektiv i sulmit me arme ne fshatin Pllane ne Lezhe mengjesin e kesaj te shtune, nuk eshte emer i panjohur per autoritetet e policise dhe drejtesise.
Ne shkurt 2014, atij i kane ekzekutuar dy niper, djalin e motres dhe djalin e vellait, ndersa nipi tjeter ndonese u plagos, arriti te shpetoje.
Pas asaj ngjarje te rende, Gjovalin Prendi i beri apel kryeministrit Rama dhe Ministrit Tahiri per zbardhjen e krimit te rende duke deklaruar se ai dhe familja e tyre nuk kishin asnje konflikt.
Sot, 6 vite nga ai krim i dyfishte, lokali i Gjovalin Prendit ne fshatin Pllane te Lezhes eshte sulmuar me bresheri armesh.
Nje nga pistat e ngjarjes, eshte pikerisht edhe lidhja e mundshme me vrasjen e dy niperve te tij ne shkurt 2014.
Per ngjarjen e sotme, fatmiresisht pa te lensuarende nuk ka autore te dyshuar.