Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj publikoi këtë të diel shifrat e të dënuarve të vaksinuar.
Përmes një postimi në “Facebook”, Gjonaj tha se vaksinimi është shtrirë edhe në burgjet e Fierit dhe të Mine Pezës.
Advertisement
“Pas IEVP “Jordan Misja” dhe “Ali Demi”, vaksnimi eshtë shtrirë edhe në IEVP Fier dhe IEVP “Mine Peza”, ku të dënuarit po marrin dozën e parë të vaksninës. Pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojmë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t’iu kthyer normalitetit në institucione. Deri më tani në sistemin penitenciar janë vaksinuar 143 të dënuar.”