Gjykata e Posaçme ka shtyrë me një orë seancën për ish-nëndrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe katër të arrestuarve të tjerë, Bujar Gërmizi, Dedan Gjoni dhe Besmir Murtati.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatëve të Breçanit për t’u njohur me dosjen.
Advertisement
Ish-nëndrejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani u arrestua pasi doli në disa përgjime, ku planifikoheshin disa ngjarje kriminale, si vrasje dhe përfshirje në trafik lënde narkotike.
Advertisement