Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit rrëzon kërkesën e SPAK për Fatmir Mediun. Ish-ministri i Mbrojtjes nuk do të rigjykohet për tragjedinë e Gërdecit.
Mediu ishte nje nga personat e akuzuar si përgjegjës për ngritjen e punishtes së demontimit të municioneve në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.
Advertisement
Para nisjes se seances, prinderit e fëmijes 7-vjeçar që humbi jetën nga shperthimi, Feruzan dhe Zamira Durda, iu drejtuan Gjykatës me një letër. Ata kërkonin pranimin e kërkesës së Prokurorise Antikorrupsion për nisjen e hetimeve ndaj ish-ministrit.