Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi. Ai kërkoi ndryshim të masës së sigurisë për arsye shëndetësore, por i është refuzuar.

 

Karriqi u arrestua pak javë më parë në Kavajë, pasi akuzohej si i përfshirë në korrupsion.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ishte në përgjim, si dhe është filmuar duke marrë paratë në tavolinë nga vëllai i personi që kishte nën hetim për mbajtje droge. Shuma e parave që dyshohet rreth 2 mijë euro është marrë në Kavajë. Prokurorët e SPAK kanë dyshime se ka marrë dhe para të tjera nga ky person.