Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka pranuar gjykimin e shkurtuar ndaj ish-kryebashkiakut socialist Fatos Tushe, i arrestuar me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre.
Mësohet se GJKKO ka veçuar çështjen për Bujar Muratin dhe Natasha Myrtaj te cilët nuk kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Ish-kryebashkiaku i arrestuar për abuzimin tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës ka kërkuar më herët nga Gjykata e Lartë pavlefshmërinë e përgjimeve të kryera nga SPAK.
Tushe u arrestua me 6 korrik bashkë me ish-vartësit e tij për akuzën shpërdorimit të detyrës dhe do të vijojë të qëndrojë në burg pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka rrëzuar për të katërtën herë kërkesën e tij për liri.