GJKKO lë në fuqi vendimin, Olldashi “rrëzon” kërkesën e Malltezit, nuk hiqet sekuestro ndaj pasurive

Pinterest LinkedIn Tumblr +
GJKKO lë në fuqi vendimin, Olldashi “rrëzon” kërkesën e Malltezit, nuk hiqet sekuestro ndaj pasurive

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar kërkesën e Jamambër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të tij. Vendimi është marrë nga gjyqtarja, Iliriana Olldashi

 

 “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 168 akti, datë 13.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M. dhe palës së interesuar A.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar mbi vendosjen e sekuestros preventive mbi sendet, dhe vendosi:

 

Advertisement

-Miratimin e vendimit nr. 410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

 

Më herët, GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për përjashtimin e Iliriana Olldashit nga shqyrtimi i kërkesave të Berishës dhe dhëndrit të tij, me argumentin se ka konflikt interesi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy