Gjykata e Posaçme e Apelit rikthen në burg ish-prokurorin e Kukësit Edmond Karriqi, i cili është dënuar nga Shkalla e Parë për korrupsion.
GJKKO, kishte pezulluar dënimin e tij me burg duke e vendosur në shërbim prove. Me gjykim të shkurtuar Karriqi ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj heqje lirie nga 3 vite e 4 muaj.
Por dënimi me 2 vjet heqje lirie do i konvertohet me 4 vjet shërbim prove, ndërsa i kërkohet mos shoqërohet me persona të dënuar dhe të mos ushtrojë funksione publike.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Saida Dollani (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 11.10.2022, shqyrtoi çështjen e regjistruar me nr. 50 akti, datë 12.07.2022, mbi ankimet e paraqitura nga ankuesit/të pandehurit I.G., D.D., E.B., E.K., si dhe nga Prokuroria e Posaçme, kundër vendimit nr. 30, datë 06.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
Advertisement“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 3 (tre) vjet burgim.
2. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri E.K. me 2 (dy) vjet burgim.
3. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vendosur të pandehurin E.K. në provë për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.
4. Në zbatim të nenit 60 pika 9 të K.Penal urdhërohet i pandehuri E.K. që të mos shoqërohet me persona të dënuar.
Advertisement5. Në bazë të nenit 35/2 të Kodit Penal caktohet dënimi plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat prej 5 (pesë) vjet”, thuhet në njoftim.
Ish-prokurori u arrestua më 30 qershor të vitit 2021 në Kavajë me urdhër të SPAK. Përmes përgjimeve, Prokuroria e Posaçme arriti të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur, i dënuar për drogë.
Bashkë me të u arrestua dhe shoferi i tij që bënte rolin e sekserit. Deri në vitin 2019, Edmond Karriqi ka qenë prokuror pranë Prokurorisë së Kavajës, më pas ai është emëruar në Lushnje si prokuror.
Ndërsa, më pas ai u transferua në Kukës ku u komandua drejtues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në seancën e kësaj të Marte në Apelin e Posaçëm, vetë Karriqi nuk ishte i pranishëm.