GJKKO cakton datën 14 shtator për seancën e parë ndaj kryebashkiakut të zgjedhur për Himarën, Fredi Beleri. Në 14 shtator Beleri pritet të jetë i pranishem në seancen paraprake, e cila do vendosë nëse dosja do të kalojë apo jo për gjykim.

 

Belerit i janë refuzuar më herët dy kërkesa për leje të veçantë nga burgu. SPAK kërkon gjykimin e Belerit për korrupsion zgjedhor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai u vu në pranga 48 orë para zgjedhjeve lokale, ndërsa policia njoftoi se bëhej fjalë për arrestim në flagrancë, pasi ai u kap duke blerë vota.