
Në një reagim zyrtar nga SHBA bëhet me dije se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur ‘non grata’ nga SHBA.
E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, aktivistja dhe juristja Brizida Gjikondi shprehet se këtë vendim nuk e sheh si një goditje ndaj korrupsionit, më shumë se një goditje për ta shkëputur nga ndikimi në Partinë Demokratike.
Advertisement
“Unë mendoj që goditja e Berishës është bërë që ai të heqë në radhë të parë tentakulat, dhëmbët e tij si ‘Drakul’ në qafën e Partisë Demokratike dhe të lejojë që opozita shqiptare të shkëputet nga periudha e Berishizmit.”