Gjikondi: Politika ka patur zgjatime në gjyqësor, ndaj janë tërbuar Meta dhe Berisha/ Balliu: Në kohën e Berishës kriminelët ishin në burg

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjikondi: Politika ka patur zgjatime në gjyqësor, ndaj janë tërbuar Meta dhe Berisha/ Balliu: Në kohën e Berishës kriminelët ishin në burg

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu është përplasur me aktivisten Brizida Gjikondi lidhur me Reformën në Drejtësi. Gjikondi u shpreh se pastrimi i gjyqësorit ishte i nevojshëm pasi vetëm në këtë mënyrë mund të pastrohet edhe politika.

Brizida Gjikondi: Berisha, Meta kanë patur gjyqtarë të tyre personalë, që i zgjidhnin, që pastaj t’i shërbenin

Klevis Balliu: Kush e tha këtë?

Brizida Gjikondi: Nuk shpif unë. S’kam patur ndonjëherë pushtet, as s’kam ndërmend të kem. Unë po them që politika ka patur zgjatimet e saj në gjyqësor. Pa pastruar gjyqësorin, nuk mund të pastrosh politikën dhe ka qenë rruga më e mençur. Prandaj është tërbuar dhe Meta dhe Berisha. Se gjyqtarët që ka zgjedhur Meta dhe Berisha kurrë nuk mund të dënojnë pronarë të tyre.

Advertisement

Klevis Balliu: Në kohën e Berishës, kriminelët nuk nxirrnin kokën nga dritarja, kurse sot të vret në krah të Kryeministrisë në mes të ditës. Çfarë drejtësie tregojmë?

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy