Damian Gjiknuri priti në një takimë në selinë e Partisë Socialistë, zv.Ambasadorin e SHBA në vendin tonë Demian Smith.

 

Në fokus të takimit që Sekretari i Përgjithshëm i PS pati me diplomatin amerikan ishin qëndrimet e PS mbi zhvillimet e fundit politike në vend, shkruan Gjiknuri në Facebook.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numri dy i PS, ndau me Smith qëndrimet mbi reformen zgjedhore, që sipas Gjiknurit duhet të bëhet në përmbyshje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

 

Po kështu pjesë e bisedes, Gjiknuri-Smith ishte shtyrja e mandatit të organeve të vetingut si dhe lufta ndaj korrupsionit dhe forcimit të shtetit ligjor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kënaqësi të takohesha me zv.ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Demian Smith me të cilin diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e Partisë Socialiste. Ndamë pikëpamjet tona për reformën e pritshme zgjedhore në përmbushje të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, shtyrjen e mandatit të organeve të vetingut pa e kushtëzuar me çështje të tjera, forcimin e shtetit ligjor dhe luftën ndaj korrupsionit, shkruan Gjiknuri.