Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri ka ironizuar çeljen e fushatës nga ana e grupit të Foltores.

 

Teksa ka publikuar videon nga stadiumi bosh, numri dy i socialistëve thekson se gropa e boshllëkut ka përpirë foltoren.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjiknuri nënvizon se nuk ka sot njeri në Shqipëri e jashtë saj që se ka kuptuar se koha e Sali Berishës dhe Ilir Metës ka perënduar.

 

“Më qartë se kaq nuk ka! Ja ku është katandisur “revolucioni non grata”! Gropa e boshllëkut ka përpirë foltoren.Nuk ka sot njeri në Shqipëri e jashtë saj që se ka kuptuar se koha e Sali Berishës dhe Ilir Metës ka perënduar.Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj për të refuzuar përfundimisht kthimin mbrapa.Askush nuk mund ta marrë peng e as ta tërheqë zvarrë Shqipërinë për interesat e veta personale apo zgjidhur hallet me drejtësinë.Në 14 Maj, zgjedhja e secilit duhet të jetë e fortë dhe e padiskutueshme: “Vetëm Përpara! Kurrë mbrapa!””, shkruan Gjiknuri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";