Gjiknuri: Investimet në infrastrukturë po transformojnë Vlorën dhe fshatrat e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjiknuri: Investimet në infrastrukturë po transformojnë Vlorën dhe fshatrat e saj

Risilia ishte ndalesa e rradhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri. Teksa ndau më banorët bilancin e punëve të kryera në Qarkun e Vlorës në tetë vitet që po mbyllen, ai vazhdoi me projektet e programuara për vazhdimin e të cilave duhet vota e qytetarëve në 25 Prill.

“Ju e mbani mend para katër vitesh kur ju dhashë fjalën, rruga u bë realitet dhe tashmë fshati është shumë afër qytetit të Vlorës. Me infrastrukturën e përmirësuar dhe që do të jetë edhe më e mirë me përfundimin e Bajpasit apo me riparimin e rrugës së Babicës dhe spitalit që është pjesë që ju prek edhe ju. Komunikimi me qytetin do të jetë shumë më i mirë. Nga ana tjetër ne nuk kemi mbaruar punë me fshatin, në këto tetë vite Vlora ka bërë ndryshime të mëdha, gjithë vlonjatët ndihen krenar për këto ndryshime. Qyteti i Vlorës dhe Qarku i Vlorës, ka shumë vepra të mëdha që po e trasformojnë dhe që as i mendonte njeri se do të bëhëshin”, u shpreh Gjiknuri.

 

Sipas tij, Vlora me gjithë këto vepra që po bëhen përfshirë edhe aeroportin dhe gjithë këto lidhje me bregdetin, pra, rruga e Lumit të Vlorës që po del në bregdet në Qeparo, gjithë kjo unazë zhvillimi me këto vepra infrastrukturore, do të krijojë të ardhura ekonomike.

Advertisement

 

“Ne kemi një përfaqësi shumë të mirë për Vlorën, kemi djemtë dhe vajza tona që janë të lidhur me qytetin me Vlorën e që kanë dhënë provat politike, po mbi të gjitha kemi qeverinë, kemi Edi Ramën se pa mbështetjen e tij shumë gjëra që ju i shihni që po bëhen nuk do të ishin të mundura”, insistoi Gjiknuri.

 

Gjiknuri shoqërohej në këtë takim nga deputeti Fate Velaj , ndërsa u bëri thirrje banorëve të votojnë masivisht Partinë Socialiste që të çojnë në fund projektet e nisura që do të sjellin një hov cilësor zhvillimi edhe në zonë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy