Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Bashkia e Elbasanit zgjodhi të shtrojë drekë në qendrën sociale Balashe për njerëzit në nevojë që i frekuentojnë ato. I shoqëruar dhe nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, drekës iu bashkuan dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i cili dha lajmin e mirë të miratimit të mbështetjes ekonomike për shtresat në nevojë.

 

“Shumë shpejt si qeveri do të fillojmë dhe paketën e mbështetjes ekonomike përsëri për arsye që ju e dini që rritja e çmimeve, kriza ndërkombëtare ka ndikuar dhe në nivelin e jetesës. Qeveria e ka menduar që të fillojë ta aplikojë direkt në vjeshtë dhënien e mbështetjes financiare për njerëzit në nevojë”, tha ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjiknuri vlerësoi dhe kontributin e Bashkisë së Elbasanit për ata që janë në vështirësi.

 

“Sot pamë një shembull të mirë. Bashkia e Elbasanit do t’ju vijë në ndihmë familjeve në nevojë dhe me dru zjarri. Do ta japë bashkia me çmim minimal, jo sa e shesin tregtarët. Edhe kjo është një  ndihmesë dhe është një politikë e mirëfilltë sociale”, nënvizoi drejtuesi politik i PS për Elbasanin, Damian Gjiknuri.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja nënvizoi vëmendjen që kjo qeveri ka ndaj kësaj kategorie.

 

“Sot është një ditë e shënuar se është Shenjtërimi i Nënë Terezës dhe nuk ka mënyrë më të mirë për t’u përkujtuar se sa me këtë komunitet ku ne jemi ku u shërbejmë gjatë gjithë kohës si bashki mbi 200 personave të cilët janë në nevojë. Ti shërbesh njerëzve në nevojë është primare”, tha kryebashkiaku Llatja.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qendra Sociale Balashe ofron shërbime ditore të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar. Krahas një vakti të ngrohtë, kjo qendër ofron dhe shërbime të tjera çdo ditë.