Damian Gjiknuri do të marrë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.
Vendimi u njoftua nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë. Gjiknuri do të zëvendësojë në këtë post Taulant Balla, i cili tashmë do të jetë vetëm kryetar i grupit parlamentar të PS-së.
“Detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm do ta mbulojë Damian Gjiknuri. Taulant Balla ka bërë një punë të madhe, duke mbajtur pa u ankuar asnjëherë dy kunguj nën një sqetull. Këto dy ngarkesa kaq të rëndësishme nuk mbahen dot nga një person.”
Rama beri publik gjithashtu te gjithe emrat e rinj qe do te drejtojne sekretariatet e Partise Socialiste.
Sekretar Organizativ, Blendi Klosi
Sekretar Digjital, Etjen Xhafaj
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Sekretar për Burimet Njerëzore, Anila Denaj
Sekretare e Gruas, Etilda Gjonaj
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
Sekretare për Rininë, Bojkena Basha