
Damian Gjiknuri do të marrë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.
Vendimi u njoftua nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë. Gjiknuri do të zëvendësojë në këtë post Taulant Balla, i cili tashmë do të jetë vetëm kryetar i grupit parlamentar të PS-së.
“Detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm do ta mbulojë Damian Gjiknuri. Taulant Balla ka bërë një punë të madhe, duke mbajtur pa u ankuar asnjëherë dy kunguj nën një sqetull. Këto dy ngarkesa kaq të rëndësishme nuk mbahen dot nga një person.”
Rama beri publik gjithashtu te gjithe emrat e rinj qe do te drejtojne sekretariatet e Partise Socialiste.
Sekretar Organizativ, Blendi Klosi
Sekretar Digjital, Etjen Xhafaj
AdvertisementSekretar për Burimet Njerëzore, Anila Denaj
Sekretare e Gruas, Etilda Gjonaj
AdvertisementSekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
Sekretare për Rininë, Bojkena Basha