Gjeta: “Lumi i Shalës” destinacioni plot me turistë të huaj, eksperti apel femrave: Shmangni takat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjeta: “Lumi i Shalës” destinacioni plot me turistë të huaj, eksperti apel femrave: Shmangni takat

Ky sezon veror duket i mbarë edhe për atë që njihet si destinacioni i Lumit të Shalës.

I populluar më së shumti nga turistë ditorë, mbi 65% e vizitorëve janë të huaj nga vënde të ndryshme.

Por rritja e turistëve vit pas viti ka bërë që ky detiancion nga një muaj sezon që ka patur tashmë është shtrirë nga muaji Maj deri në Tetor

“Muajt Korrik-Gusht janë plotë me turistë. Jemi thuajse njësoj si një vit më parë. Mbi 65% e vizitorëve janë të huaj. Strukturat akomoduese janë të kufizuara në numër rreth tetë të tilla, ndaj dhe ato janë të zëna në këto muaj piku. Por ky destincion është I pëlqyeshëm edhe për faktin se hynë tek destinacionet e lira. 60 euro personi me vaktet e përfshira konsiderohet një shumë ekonomike”, -tha Zef Gjeta ekspert turizmi gjatë një intereviste për emision E-ZONE.

Advertisement

“35 % e vizitorëve janë shqiptar nga shqipëria, kosova apo maqedonia. Por eksperti Gjeta ka një apel për të gjithë turistet ferma që frekuentojnë këtë zonë

Kam parë që femrat vijnë me taka në këtë zonë. U them që nëse kanë sadopak shpirtin e aventurës të mos vijnë me taka. Duhen kepucë të rehatshme për të bërë ecje dhe aktivitete sportive që ofron zona dhe bzineset që operojnë këtu. Bukuria naotore e zonës është arsyeja kryesore pse vijnë turistët në këtë zonë”-sqaroi Gjeta në Vizion Plus. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy