“Gjeniu i vogël”/ Shtëpia e talenteve të mëdha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Gjeniu i vogël”/ Shtëpia e talenteve të mëdha

“Gjeniu i Vogël”, spektakli më i rëndësishëm i talenteve të reja vjen në edicionin e tij të 8-të në televizionin kombëtar “Vizion Plus”. Një superproduksion, ai mban vulën emrave të mëdhenj si Pandi Laço, Bledi Laço dhe Adi Hila dhe i ka kaluar tashmë kufijtë e Shqipërisë.

Si një nga ngjarjet më të mëdha televizive në mediet shqiptare, ky spektakël sjell në vëmendjen e publikut talentet, interpretimet dhe arritjet e një brezi në zhvillim. Fëmijët pjesëmarrës do të sfidojnë njëri-tjetrin dhe do të gjykohen nga një juri profesioniste e nga teleshikuesit.

Faza e parë e përzgjedhjes tashmë është mbyllur dhe konkurrentët do t’u nënshtrohen audicioneve finale, nga ku do të përzgjidhen pjesëmarrësit e edicionit të 8-të. Pjesëmarrja ka qenë e lartë e bashkë me të edhe prurjet artistike, aq sa përzgjedhja ishte një detyrë shumë e vështirë për produksionin.

 

Advertisement

“Gjeniu i vogël” i ka fillesat para formateve të ngjashme të Rai-t apo Mediaset-it: “Ti lascio una canzone” dhe “Io canto”.

Ai filloi si një “Talent Show” që solli në ekran interpretues të vegjël të këngës, po edhe talentet e baletit dhe instrumentistët e jashtëzakonshëm të kësaj moshe. Rritja e “Gjeniu”-t nga viti në vit, si për sa i përket audiencës, ashtu dhe nivelit të lartë të interpretuesve, tregoi interesin e pafund ndaj këtij programi dhe suksesin e tij.

 

Pjesëmarrja është nga të gjitha trevat shqiptare, si: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi e diasporë.

Advertisement

 

Por cilët janë disa nga këngëtarët e sotëm, të cilët kanë qenë pjesë e këtij spektakli që nga “Gjeniu” i parë? E kemi fjalën për disa nga artistët më të talentuar, si: Olta Boka (pjesëmarrëse në Eurosong), Kejsi Tola (pjesëmarrëse në Eurosong), Dorina Garuçi, Gerta Mahmutaj, Greta Koci, Vesa Smolica e shumë të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë edhe në festivale të mëdha të këngës, si “Kënga magjike” e “Top Fest”. Ata janë shembulli më i mirë se “Gjeniu i vogël” është një garanci e padiskutueshme!

 

Nëpërmjet këtij programi, televizioni “Vizion Plus” dhe stafi artistik synojnë të hedhin hapa thelbësorë në tregun mediatik, për të sjellë një produksion shumë cilësor.

Advertisement

Një staf me kompozitorët dhe orkestruesit më të mirë të muzikës sonë është filtri ku do të kalojë e gjithë krijimtaria që do të jetë përmbajtja e këtij programi. Repertori do të përfshijë këngët dhe pjesët më të njohura për publikun nga muzika botërore dhe ajo kombëtare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy