![Gjenerali luftoi 25 ditë me Covid/ Meta e Peleshi: Dhimbje e madhe](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/03/Ribbet-Edit-8-533x400.jpg)
Koronavirusi i ka marrë jetën komandantit të komandës mbështetëse të forcave të armatosura, Ndriçim Sallaku.
Ai ishte i shtruar prej 25 ditësh në spital, por nuk ka mundur të fitojë dot betejën me sëmundjen.
Advertisement
Sallaku ishte komandant i komandës mbështetëse dhe cilësohet si ndër figurat më kontribuese në modernizimin e ushtrisë shqiptare.
Ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta kanë shprehur presidenti Meta dhe ministri i Mbrojtjes Peleshi të cilët kanë vlerësuar punë e tij ndër vite në ushtrinë shqiptare.
Advertisement