Është gjetur mbrëmë trupi i pajetë i një njeriu në qytetin e Ulqinit në Sveti Đorđe. Siç raportojnë mediet malazeze, identiteti i këtij personi nuk është përcaktuar ende zyrtarisht, mirëpo dyshohet se i përket ish-shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezović.
Një burim tha për Vijesti se shkaku i vdekjes do të përcaktohej nga autopsia, por që tani për tani, gjithçka tregon për vetëvrasje.
Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.
Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic. Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozicione menaxheriale në OB Ulqin dhe më vonë ka mbajtur poste të rëndësishme në sektorin e policisë kufitare.
Advertisement