Një grua është gjetur i vdekur në Durrës.
40-vjecarja rezulton se ka qënë e pastrehë.
Ajo u gjet pa shenja jetë në një automjet të parkuar prej kohës që nuk ishte funksional. Policia njofton se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Advertisement
“Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake).Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës”, njofton policia.