Gjendet i vdekur roja i një kompleksi serash në fshatin Mbrostar Ura, në Fier!
Policia ben te ditur se 67-vjecari Petraq Gjika dyshohet të jetë vrarë me mjet prerës.
Advertisement
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Advertisement