Një 55 vjecar ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit këtë të martë, pasi u gjet paq ndjenja në një nga lagjet e qytetit.
Policia bëri të ditur se ky shtetas, i paidentifikuar, u gjet fillimisht I shtrire në tokë në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”.
Ai u dërgua në spital por gjeti vdekjen.
Për shkak se nuk kishte shenja dhune në trup, dyshimet janë se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
Më datë 27.07.2021, rreth orës 14:50, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, një shtetas ende i paidentifikuar ( endacak) rreth 55 vjeç, është gjetur i shtrirë ne tokë pa shenja dhune i cili më pas ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.
Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.