Një 56-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në hyrje të fshatit Zagorçan.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec. Nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë humbur jetën nga infarkti i zemrës.
Advertisement
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.