Një 54-vjeçar është gjetur i pajetë në Shijak pasditen e sotme.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 në lagjen “Shilore” Shijak.
Në njoftimin zyrtar thuhet se “është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi F. Ç., 54 vjeç.”
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Advertisement
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 16:10 në lagjen “Shilore” Shijak, është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi F. Ç., 54 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, njofton policia/vizionplus.tv
Advertisement