Gjendet i vdekur një banor në qytetin e Ersekë.
Burime të siguruara thanë se bëhet fjalë për 75 vjeçarin Paro Pasho nga fshati Starje dhe banor në këtë qytet i cili jetonte i vetëm në një lagje periferike të Ersekës.
Advertisement
Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmeruar policinë pasi nga banesa e të moshuarit vinte erë gazi.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur pa jetë 75 vjeçarin që edhe për grupin e hetimit dyshohet të ketë gjetur vdekjen nga rrjedhja e gazit nga një bombul gazi që 75 vjeçari e përdorte për ngrohje.
Advertisement