Gjendet i mbytur 20-vjeçari në Durrës, kishte humbur kontaktet me familjen 2 ditë më parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjendet i mbytur 20-vjeçari në Durrës, kishte humbur kontaktet me familjen 2 ditë më parë

Rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria, është gjetur i pa jetë në det, dyshohet i mbytur aksidentalisht, shtetasi A. R., 20 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

20 vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy