Nje bombe me peshë 500 kilograme e Luftës së Dyte Boterore eshte gjetur ne ish-fushen e aviacionit ne Tirane. Lajmin e ka bere te ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila me ane te nje postimi ne “Facebook”, vlereson maksimalisht forca xheniere per punen e tyre.
“Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit.
Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u asgjesua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt”, shkruan Xhaçka.
Bomba eshte zhvendosur në poligonin e Bizës, ku edhe eshte asgjesuar në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.
Advertisement