Disa orës pas ngjarjes që tronditi Durrësin, policia ka gjetur armën e krimit.
Pistoleta me të cilën Hygerta Meta, 19 vjeç, dyshohet se vrau të atin është gjetur nga forcat Renea.
Pistoleta u gjet në një moçal dhe sipas të dhënave, vajza ka treguar para hetuesve vendin ku e kishte hedhur atë.
Si ndodhi ngjarja
Hygerta Meta 19 vjeç, dyshohet se varu të atin me armë dhe më pas e varrosi atë në oborrin e banesës.
E reja deklaroi para uniformave blu se e kreu e vetme vrasjen e të atit me armë zjarri në një moment ku ndodheshin vetëm në banesë.
Trupi i pajetë u gjet pas denoncimit të djalit 25-vjeçar të viktimës, 10 ditë pas hetimeve të uniformave blu.
E reja dëshmoi para uniformave blu se shkak i këtij krimi u bë insistimi i të atit për ta fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet e vazhdueshme në familje.
Trupi po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar nëse e reja është ndihmuar nga dikush tjetër në krimin e rëndë./vizionplus.tv/