Institucionet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, kanë vdekur edhe gjashtë persona.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 (69 vjeç), Obiliq 1 (79 vjeç), Prishtinë 1 (77 vjeç), Prizren 1 (80 vjeç) dhe Suharekë 1 (58 vjeç).
Të enjten, në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), thuhet se nga 1.287 mostra të testuara, janë regjistruar si të infektuar me koronavirus 309 persona.
Nga sëmundja janë shëruar edhe 546 pacientë, ndërsa raste aktive aktualisht janë 10.478. .
Që prej 13 marsit, e deri më 24 dhjetor, në Kosovë janë regjistruar 49.866 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.290 pacientë kanë vdekur dhe 38.118 të tjerë kanë mposhtur sëmundjen COVID-19.