Kisha Katolike Shqiptare ka uruar shqiptarët për Krishtlindje, duke mos lënë pas edhe situatën e vështirë të pandemisë që po kalon vendi.
Imzot George Frendo solli në vëmendje gjithashtu viktimat e tërmetit të nëntorit të vitit të shkuar, si dhe ata që jetojnë ende në çadra.
GEORGE FRENDO
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";KISHA KATOLIKE SHQIPTARE
“Krishtlindja na fton të gëzohemi për lindjen e një foshnjeje, si çdo foshnje ai nuk flet ai qan. Jezusi qan për viktimat e tërmetit që ende janë nën çadra. Dhe si Jezusi që lindi jashtë shtëpisë edhe ata do ti kalojnë Krishtlindjet jashtë shtëpive të tyre. Po qan për viktimat e koronavirusit dhe familjet e tyre.”
Kreu i Kishës Katolike përmendi edhe vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, ndërsa u kërkoi politikanëve të jenë të bashkuar për të mirën e të gjithëve.
“Jezusi qan por edhe buzëqesh. Buzëqesh për solidaritetin e popullit në fatkeqësi, e ka treguar pas tërmetit edhe këto ditë, pas vrasjes së një djali 25-vjeçar.
Le të jetë ky lutja jonë.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";O zot ruaji Shqipërinë tonë, jepu gëzim politikanëve tanë që të tregojnë të mirën e përbashkët. Na lejo të qëndrojmë afër teje që në fytyrën tënde të shohim fytyrën e çdo njeriu. Çdo ditë të jetë një Krishtlindje për ne. Një ditë gëzimi dhe shprese. Krishtlindja le të sjell gëzim dhe shpresë”.
Meshën e lindjes së Krishtit do të zhvillohet në orën 18:00 të ditës së enjte. Besimtarët nuk do ta kenë të mundur të kryejnë ritualin më të rëndësishëm të vitit, mesnatën e 24 dhjetorit. Kjo pasi qeveria vendosi të kufizojë lëvizjen e njerëzve pas orës 20:30 të kësaj date, për shkak të pandemisë.