Gazetari nga Kosova: M’u s’më ha p…. për Edi Ramën, por kur e shajnë atë, shajnë Shqipërinë. Albin Kurtin do e shpallja” non grata”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gazetari nga Kosova: M’u s’më ha p…. për Edi Ramën, por kur e shajnë atë, shajnë Shqipërinë. Albin Kurtin do e shpallja” non grata”

Analisti Milaim Zeka duke folur për situatën politike në Kosovë dhe nismën Open Ballkan u tregua tejet i ashpër me klasën politike të dy trojeve shqiptare. Sipas tij një pjesë e tyre janë të lidhur me Beogradin dhe nuk duan që integrimi i Kosovës të kalojë nëpër Tiranë, por me Serbinë.

“Kemi ëndërruar që pikën e referimit ta kemi Tiranën, për jetë e mot, që hyrja tranzit në BE të kalojë përmes Tiranës e jo mes Beogradit e vazhdojmë të jemi minoritet.

Shqiptarët e Kosovës që e kanë mbështetur Jugosllavinë, kanë qenë gjithmonë shumicë, e kjo shumicë ka fol shqip e ka endërruar Jugosllavinë, e kanë parë që Beogradit të jetë pikë tranziti, janë të rëndësishëm në Kosovë dhe me poste”, tha Zeka në Breaking në Top News.

E pikërisht shigjetimet lidhen me faktin e sulmeve të politikanëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Advertisement

“Edhe mua as s’më ha palla për Edi Ramën, por këta duke sharë Edi Ramën shajnë Shqipërinë, e  këta njerëz kanë krijuar murin kinez, duke na etiketuar në ne e dhe ju.

Janë këto njerëz që janë pjesë e zorrës së trashë të Beogradit, që prodhojnë qelb në Kosovë dhe në Shqipëri.

E flasin me “ne dhe ju”, ose siç na quajnë ne kosovarët, apo siç thonë për shkak edhe gazetarët, siç na thonë edhe ne shqiptar maqedonas.

Për turpin e zi të Edi Ramës, ka pasur këshilltar Shkëlzen Maliqin, babi i tij ka qenë ministër në kohën e Titos, na ka rrahur, torturuar e poshtëruar, pikërisht se ne kemi kërkuar të drejta të barabarta me popujt se kemi dëgjuar Radio Tirana e TVSH”, tha Zeka.

Advertisement

Ndërsa u shpreh se Albin Kurti ka vepruar në mënyrë të çuditshme duke bërë fushatë në Shqipëri kundër Edi Ramës në zgjedhjet e 25 prillit.

“Turpi i Edi Ramës që nuk e shpalli “non grata” Kurtin, se unë do ta ndaloja se një kryeministër të vinte në vendin tim e të bënte fushatë kundër meje”, tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy