Gazetari: Albin Kurti një hipokrit i dashuruar me Edi Ramën, mendova se do ti binte të fikët nga dashuria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gazetari: Albin Kurti një hipokrit i dashuruar me Edi Ramën, mendova se do ti binte të fikët nga dashuria

Mbledhja e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë u përmbyll me nënshkrimin e disa marrëveshjeve dhe protokolleve të bashkëpunimit dypalësh.

Gazetari nga Kosova Milaim Zeka , komentoi sjelljen e Kurtit në Top Talk, teksa u shpreh se ai është një hipokrit i dashuruar me Edi Ramën.

“Për mua lajmi sot ishte dashuria e Kurtit ndaj Ramës, aq e thellë kjo dashuri sa mendova se Ramës do i binte të fiket nga kjo shprehje e dashurisë, kur i tha i dashuri Edi.

Po unë e kam thënë se Kurti është abuzuesi i konferencës, lojtar ndjenjash i shqiptarëve, se fjalori i tij thuajse poshtërues ndaj Isa Mustafës deri në akuza për pro jugosllav ka qenë i tmerrshëm , por në momentin që u arrit koalicioni ky i tha i dashuri profesor, të njëjtën lojë e bëri sot me Ramën”, u shpreh Zeka.

Advertisement

Dyrnjaja: A mendon se fituesi në këtë lojë është Edi Rama e cili ka arritur të manipulojë edhe Albin Kurtin?

Zeka: Ishte një futje e Edi Ramës ndaj Albin Kurtit , i cili sot publikisht u gjunjëzua para Edi Ramës dhe dëshmoi atë që kam thënë që Edi Rama për Albin Kurtin është një buldozer i politikës së jashtme në arenën ndërkombëtare dhe avash avash Edi Rama në Open Balkan do të përfshijë edhe Malin e Zi , Kosovën e Albin Kurtin dhe Bosnje Herzegonivinën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy