Pak orë pas mbërritjes në Tiranë, pjesëtarët e grupit të dytë të afganëve, të cilët janë strehuar në konviktet e “Qytetit Studenti”, duket se ndihen më të sigurt dhe më të qetë.

Mes refugjateve, që janë tashmë në vendin tonë, është edhe ky gazetar, i cili shprehet i çliruar nga frika e terrori i talebanëve.

 

“Jam mirë. Situata në Kabul është shumë e keqe. Jam gazetar, njësoj si ju, është mirë këtu. Është dita ime e parë këtu dhe për kolegët e mi, plani ynë është të rrimë këtu për disa ditë dhe me pas do shkojmë në vende të tjera.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Ndërsa këtij studenti i ka ngelur vetëm të shpresojë, që situata në vendin e tij të bëhet më mirë dhe kaosi të marrë fund.

 

“Situata është e keqe, por shpresoj te bëhet më mire. Ne jemi studentë, talebanët janë të rrezikshëm.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Dy të rinjtë janë pjesë e grupit prej 154 personave, që mbërritën gjatë natës, të cilët janë vendosur përkohësisht në vendin tonë.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";