Nepermjet nje dalje nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi akuzoi Policinë e Shtetit se ka shoqëruar në komisariate anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe zyrtarë të tjerë të PD.

Një veprim të tille, numri dy i PD, ia ka atribuar Edi Ramës, qe sipas Bardhit eshte urdheruesi i kesaj maskaradë.

Policia e shtetit hyri në rol.  Më duhet të marr informacion nga policia pse po ndalohen anëtarët e Këshillit Kombëtar në oborrin e Partisë Demokratike. Çdo person që ka qenë brenda selisë ka kaluar në një procedurë verifikimi dhe është kontrolluar fizikisht e po ashtu jane kontrolluar edhe zyrat e deputetëve. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe i kemi lejuar t’i kontrollojnë edhe pse pa autorizim. Èshtë shoqëruar në polici edhe kryetari i PD Durrës Luan Hoti. Pse po ndodh kjo maskaradë me urdhër të Edi Ramës?”, tha mes te tjerash Gaz Bardhi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";