Nepermjet nje dalje nga selia blu, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi akuzoi Policinë e Shtetit se ka shoqëruar në komisariate anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe zyrtarë të tjerë të PD.
Një veprim të tille, numri dy i PD, ia ka atribuar Edi Ramës, qe sipas Bardhit eshte urdheruesi i kesaj maskaradë.
“ Policia e shtetit hyri në rol. Më duhet të marr informacion nga policia pse po ndalohen anëtarët e Këshillit Kombëtar në oborrin e Partisë Demokratike. Çdo person që ka qenë brenda selisë ka kaluar në një procedurë verifikimi dhe është kontrolluar fizikisht e po ashtu jane kontrolluar edhe zyrat e deputetëve. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur dhe i kemi lejuar t’i kontrollojnë edhe pse pa autorizim. Èshtë shoqëruar në polici edhe kryetari i PD Durrës Luan Hoti. Pse po ndodh kjo maskaradë me urdhër të Edi Ramës?”, tha mes te tjerash Gaz Bardhi.