Kreu i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Porfiri, njeriu që zëvëndësoi Irinejin e ikur nga Corona, është future në vet-izolim për shkak të kontaktit me një person që është i infektuar me koronavirusin.

“Patriarku kohët e fundit vizitoi Kroacinë dhe tani kemi zbuluar se ai ishte në kontakt me një person që doli të ishte i infektuar me koronavirus.

Kjo është arsyeja pse ai vendosi me iniciativën e tij të ishte në izolim, sepse ai nuk dëshiron t’i ekspozojë njerëzit e tjerë ndaj rrezikut të mundshëm dhe sepse qëllimi i tij është t’u tregojë të tjerëve me shembullin e tij se si të veprojnë në situata të tilla”, tha një zëdhënës i Patriarkanës  serbe, duke shtuar se patriarku ndihet mirë.

“Ai nuk ka absolutisht asnjë simptomë të infeksionit, dhe dashtë Zoti, ai nuk do t’i ketë ato. Detyrime të shumta e presin atë, dhe pasi ai të respektojë të gjitha procedurat dhe detyrimet epidemiologjike, d.m.th., të vërtetohet se ai nuk është i infektuar dhe nuk rrezikon të tjerët përreth tij, ai do të vazhdojë me punën e tij të zakonshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Patriarku po pret një udhëtim në Kosovë dhe ne shpresojmë se ai do të jetë në gjendje të shkojë atje, por tani për tani është e rëndësishme të tregojmë përgjegjësi shoqërore dhe të ndjekim rregullat e përshkruara nga ekspertët tanë“, deklaroi Patriarkana.