Kreu i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Porfiri, njeriu që zëvëndësoi Irinejin e ikur nga Corona, është future në vet-izolim për shkak të kontaktit me një person që është i infektuar me koronavirusin.
“Patriarku kohët e fundit vizitoi Kroacinë dhe tani kemi zbuluar se ai ishte në kontakt me një person që doli të ishte i infektuar me koronavirus.
Kjo është arsyeja pse ai vendosi me iniciativën e tij të ishte në izolim, sepse ai nuk dëshiron t’i ekspozojë njerëzit e tjerë ndaj rrezikut të mundshëm dhe sepse qëllimi i tij është t’u tregojë të tjerëve me shembullin e tij se si të veprojnë në situata të tilla”, tha një zëdhënës i Patriarkanës serbe, duke shtuar se patriarku ndihet mirë.
“Ai nuk ka absolutisht asnjë simptomë të infeksionit, dhe dashtë Zoti, ai nuk do t’i ketë ato. Detyrime të shumta e presin atë, dhe pasi ai të respektojë të gjitha procedurat dhe detyrimet epidemiologjike, d.m.th., të vërtetohet se ai nuk është i infektuar dhe nuk rrezikon të tjerët përreth tij, ai do të vazhdojë me punën e tij të zakonshme.
Patriarku po pret një udhëtim në Kosovë dhe ne shpresojmë se ai do të jetë në gjendje të shkojë atje, por tani për tani është e rëndësishme të tregojmë përgjegjësi shoqërore dhe të ndjekim rregullat e përshkruara nga ekspertët tanë“, deklaroi Patriarkana.