Gati për hapje “Covid 4”/ Manastilriu: Ne si Shëndetësi jemi të përgatitur për çdo skenar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gati për hapje “Covid 4”/ Manastilriu: Ne si Shëndetësi jemi të përgatitur për çdo skenar

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër përgatitjet që po bëhen në spitalin Covid 4, i cili mund të rihapet nëse do të ezaurohen kapacitetet në dy spitalet e tjera Covid 1 dhe Covid 3.

“Gati nëse do të kemi nevojë për të hapur Covid 4. Besoj që tashmë po merren masat e fundit për ta patur në forcë në momentin që do të duhet dhe nëse do të ezaurohen të gjitha kapacitetet në dy spitalet aktuale, ku janë më shumë se 273 shtretër. Ndërkohë që këtu janë 108 shtretër pra në të gjithë këtë strukturë, ku edhe pajisjet sigurisht nuk mungojnë me të gjitha materialet. Salla e terapisë intensive është e pajisur me të gjitha pajisjet dhe materialet e nevojshme”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit të spitalit Covid 4, bashkë me stafin drejtues të QSUT dhe Spitalit Infektiv, Manastirliu theksoi se janë marrë masat për të punësuar më shumë se 150 punonjës, për t’i ardhur në ndihmë gjithë strukturës së angazhuar me Covid-19.

“Kjo është sfidë për QSUT-në. Sepse të menaxhosh jashtë territorit patjetër që kërkon forca të shtuara. Ne i kemi marrë masat për të punësuar, qoftë përsa i përket hapjes së spitalit Covid 3, edhe tani më shumë se 150 punonjës, për t’i ardhur në ndihmë gjithë strukturës së angazhuar me Covid-19. Ndaj edhe futja në forcë e 150 punonjësve të rinj padyshim që krijon lehtësinë për të punuar sigurisht më shpejt, edhe me më efikasitet” bëri me dije Manastirliu.

Advertisement

Ministrja e Shëndetësisë nuk përjashtoi përfshirjen në përballimin e situatës, edhe të kapaciteteteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, nëse do të jetë e nevojshme.

“Ne si Shëndetësi jemi të përgatitur për çdo skenar. Ndaj, jo vetëm hapja e Spitalit Covid 4 në momentin që do të ketë ezaurim të kapaciteteve është një çlirim, një lehtësi për të trajtuar pacientët, por nga ana tjetër është dhe skenari i cili është tashmë gati, i hapjes së spitaleve rajonale apo i rishikimit të mundësisë të aktivizimit edhe të spitalit “Shefqet Ndroqi” i cili aktualisht është duke trajtuar shumë raste post-covid”, tha Manastirliu.

Shefja e Shërbimit Infektiv, dr. Najada Çomo, referuar raste shtrimeve në spital tha se pjesa më e madhe janë të pavaksinuar.

“Është më pak se 3% persona të vaksinuar, prej të cilëve një pjesë kanë bërë një ose dy doza. Por pjesën më të madhe padyshim që janë personat e pavaksinuar, pra mbizotëron në mënyrë absolute”, tha Çomo.

Advertisement

Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve, duke i siguruar mbështetje, teksa bëri edhe një herë thirrje për vaksinimin anticovid, si mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy