Gledis Nano ka paraqitur kërkesën e dorëheqjes së tij, e cila mësohet se është pranuar nga kryeministri Edi Rama.
Një nga emrat më të përfolur për ta zëvendësuar ishte ai i Lorenc Panganika, aktualisht drejtor i Policisë së Tiranës.
Advertisement
Por mësohet se pasuesi i Nanos do të jetë drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Muhamet Rrumbullaku.
Ky i fundit është parë ditën e sotme në ambientet e Kryeministrisë, ku dyshohet se i është komunikuar detyra e re.
Advertisement
Deri tani nga ana e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme nuk ka asnjë reagim zyrtar, ndërsa bëhet me dije se kryeministri Rama do e bëj publik këtë vendim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e mërkurë.