Policia Rrugore ka vënë në pranga 17 drejtues mjetesh.

 

Po ashtu janë arrestuar edhe tre shoferë, të cilët tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy drejtues motorësh janë ndëshkuar me gjobë, pasi ishin duke bërë gara shpejtësie me njëri-tjetrin, si dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

 

“Të dy drejtuesit e motomjeteve janë ndaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe janë proceduar me masa administrative sipas ndryshimeve të Kodit Rrugor, përkatësisht njëri me 40.000 lekë të rinj, pasi kishte gjoba progresive dhe tjetri me 20.000 lekë të rinj, pasi nuk kishte masa të tjera administrative në historic”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si rezultat i kontrolleve, janë ndëshkuar me gjobë 1789 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore. Ndërkohë, janë pezulluar 35 leje drejtimi.